Lençe Ristoska emërohet prokurore publike për lidhje me Eurodrejtësi

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në propozim të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e emëroi Lençe Ristoska për prokurore publike për lidhje me Eurodrejtësi.

“Lloga i uroi punë të suksesshme  Ristoskas me dëshirë që të vazhdojë kontinuiteti i bashkëpunimit të deritanishëm  me Eurodrejtësi-në. Shpallja nga Prokuroria Publike  ishte e hapur nga  dhjetori i vitit 2022, në përputhje me nenin 112 të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale. Bashkëpunimi me Eurodrejtësinë  është e një rëndësie të jashtëzakonshme  për Republikën e Maqedonisë së Veriut nga aspekti  i luftës me krimin ndërkufitar  dhe luftën kundër terrorizmit”, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë.