Juventusi ka pësuar humbje në shtëpi në javën e 24-t në Serie A, duke bërë kështu një tjetër hap prapa në garën për titullin e kampionit.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri pësoi ndaj Udinese.
Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e fitores për skuadrën mysafire e realizoi Lautaro Gianetti (25’).
Për “Zonjën e Vjetër” ishte kjo humbja e dytë rresht.
Juventusi mbetet në pozitën e dytë me 53 pikë, shtatë më pak se lideri, Interi, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërsa, Udinese pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe ndodhet në pozitën e 15-të.