Vëllazërimi i Sllatinës si kampion vjeshtor , do të zhvillojë përballjen e dytë miqësore, këtë herë me një skuadër nga Kosova , gjegjësisht Prizreni informon Tetovasot.
Kjo përballje vëllazërore më së shumti ndërlidhet edhe me festën e pavarësisë së Kosovës .
Vëllazërimi ka nisur fazën e dytë të stërvitjeve nga trenerët Zemri Idrizi dhe Sejdi Idrizi që po bëjnë një punë të shkëlqyer në këtë sezon në ndërkohë që skuadra ka marrë edhe disa përforcime të duhura që do mbulojnë pozicionet e nevojshme në pjesën tjetër të sezonit.Vëllazërimi është një hap larg për tu ngjitur në një kategori më lartë .
Ndeshja me K.F Arbanasi është publikuar edhe në faqet zyrtare të të dy klubeve respektive. Klubi Arbanasi drejtohet nga kryetrajneri klubit z. Zymer Elshani.
Ndeshja futbollistike do të zhvillohet të dielën me datën 18 shkurt 2024, në ora 11:30 në Stadiumin e Arbanasit.Tetovasot