Mitreski për problemin me patentë shoferët: Kuvendi do të ndërmerr masa urgjente

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në koordinimin e rregullt të sotëm, ku marrin pjesë edhe koordinatorët e grupeve parlamentare, e ngriti çështjen e problemit me patentë shoferët dhe theksoi nevojën që Kuvendi të marrë masa urgjente, për të tejkaluar situatën e krijuar nga zbatimi i Marrëveshjes së Prespës.

Ai theksoi se ka njoftime se grupet parlamentare do të paraqesin propozime të ndryshme për ndryshime ligjore, prandaj theksoi se grupet parlamentare duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar që të arrihet zgjidhja më e shpejtë dhe më e mirë, e cila do të jetë në interes të qytetarët, dhe që në të njëjtën kohë nuk do të dëmtojë respektimin e akteve juridike ndërkombëtare për të cilat RMV si shtet është e angazhuar.

Mitrevski bëri të ditur se sot do të inicojë takime me ministrat e Punëve të Brendshme, Financave, Punëve të Jashtme, si dhe kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Njëkohësisht, Mitreski informoi se do të ketë takime “ad hoc” me koordinatorët e grupeve parlamentare me qëllim që bashkërisht të gjendet një zgjidhje për situatën.

Mitrevski gjithashtu ka kërkuar nga koordinatorët t’i informojnë deputetët se nëse është e nevojshme do të caktojë seancë urgjente gjatë ditës së sotme.