Avokati i njohur nga Kumanova, Besnik Sulejmani bëhet pjesë e BDI-së

Avokati i njohur nga Kumanova, Besnik Sulejmani nga sot bëhet pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe këtë e kanë bërë të ditur ai vetë bashkë me nënkryetarin Arbër Ademi dhe kryetarin e degës së BDI në Kumanovë, Ridvan Asani.

Avokati Sulejmani ka theksuar se nga sot është zyrtarisht pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, duke iu bashkuar forcës së Frontit europian dhe me këtë BDI në Kumanovë po forcohet çdo ditë e më shumë.