Sela thumbon Taravarin: Mickoski deklaroi se ASH do të përçahet, por nga e dinte ai, kush e informoi? (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha në press konferencë se kryetari i opozitares maqedonase, Hristijan Mickoski ka qenë në dijeni se në ASH do të ketë ndarje, duke aluduar se këtë informacion e ka dhënë ish-kryetari tashmë, Arben Taravari.

Sela shtoi se Taravari duhet të sqaroi nëse ka ndodhur diçka e tillë, sepse ajo deklaratë nuk ishte thjesht deklarative por diçka e faktuar.

“Mickoski para 2 apo 3 jave në një paraqitje publike tha mirë: “Më dëgjoni me vëmendje për këtë që po them, ASH-ja do të jetë një pjesë me VMRO-DPMNE-në dhe një pjesë tjetër do të ngelet.” Pra, Mickoski nuk është se paralajmëroi ndarjen e ASH-së, por ai e dinte mirë se do të vjen ky moment në ASH, ishte informatë e faktuar tashmë. Pra, unë nuk kam pasur kontakte me Mickoskin e VMRO-së, a në qoftëse ish-kryetari ka pasur, ai duhet vetë ta deklaroj”, tha Sela.