Mexhiti: Taravari ka marrë një vendim autonom për të mbështetur opozitën

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sonte deklaroi se lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka marrë vendim autonom për të mbështetur opozitën shqiptare dhe se vendimtare për këtë ka qenë mbështetja që mori nga anëtarësia.

“Është e qartë se do të jetë dinamike në bllokun shqiptar dhe nuk do të ketë më dilema, ata që i njohin mundësitë, kush është fituesi në bllokun shqiptar, gjegjësisht në bllokun europian për ndryshime. Tani e tutje dilema është se sa do të jetë dallimi”, tha Mexhiti për “Sitel”.