Kryeministri Xhaferi: Unë kam zgjedhur të punoj, e jo të merrem me komentet e Bekim Qokut dhe opozitës!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i ftuar në emisionin Debat Plus në Tv Dukagjini u shpreh se nuk merret me asnjë opinion që vjen nga persona të parëndësishëm.

Xhaferi tha se që 20 vite ka mbajtur poste të rëndësishme shtetërore dhe është i dëshmuar si politikan.

“Nuk merrem me Bekim Qokun as me mendimet e askujt tjetër që nuk kanë bazë kritike. Une kam udhëhequr me pozita shtetërore ndër vite, ndaj dhe sulmet e komente të tilla pres gjithmonë. Nëse Qoku e quan veten keshilltar e bajt me shendet, mirëpo fatkeqësisht nuk e ka vëmendjen time”, u shpreh Xhaferi.