Kryeministri Xhaferi: Në zgjedhje vendosin qytetarët, është i papranueshëm ndikimi nga jashtë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i ftuar në emisionin Debat Plus në Tv Dukagjini tha se procesi zgjedhor në vend ka ngjallur interes dhe tek shtetet e rajonit, mirëpo është i papranueshëm ndikimi nga jashtë.

“Sfidat tashmë si kryeministër janë të shumta mirëpo edhe përgjegjësia është e madhe. Maqedonia e Veriut është e orientuar drejt BE-së, me politika strategjike, ashtu siç u anëtarësuam në NATO të bëhemi dhe vend anëtar në BE. Fakti që ka interes dhe nga vendet e rajonit për zgjedhjet në Maqedoni është në rregull, mirëpo ky parim po thehet dhe është një anshmëri e z.Albin Kurti në zgjedhjet tona në Maqedoni, po qytetarët vendosin”, deklaroi Xhaferi.