Nigeria është finalisti i parë i Kupës së Kombeve të Afrikës.
Nigerianët triumfuan pas penalltive ndaj Afrikës së Jugut, shkruan Gazeta Express.
Nigeria kaloi në epërsi në minutën e 67-të, kur Troost-Ekong i cili shënoi nga penalltia për 1:0.
E nga penalltia shënuan edhe Afrika e Jugut në minutën e 90-të nëpërmjet Mokoenas.
Në vazhdime gol nuk pati dhe ndeshja shkoi në penallti.
Aty më të mirë u treguan Nigeria, duke e siguruar kualifikimin në finale.
Aty, ata do të përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Kongos dhe Bregut të Fildishtë.