Guardiola ka ndalesë për blerje të futbollistëve nga dy skuadrat evropiane?!

Pep Guardiola ka një politikë shumë të “qartë” transferimi në Man. Siti dhe përfshin mos nënshkrimin e lojtarëve nga dy klube. Në afatin kalimtar të verës, spanjolli vuri theksin në sjelljen e lojtarëve më të rinj në klub , duke transferuar lojtarë si Joshko Gvardiol dhe Xheremi Doku.

Guardiola vlerësoi punën e drejtorit të futbollit Txiki Begiristain për sigurimin e nënshkrimit prej 20 milionë eurosh të Manuel Akanxhit. Por, sipas një libri të ri për katalanasin, Guardiola duhej t’i tregonte kolegut të tij prej një kohe të gjatë se ai nuk do të nënshkruante lojtarë nga të dy ish-klubet e tij, Barcelona dhe Bajern Munih.

Gazetari Marti Perarnau, një person që ka qasje të afërt me personat përreth Guardiolës, po publikon një libër të titulluar, ‘God Save Pep’. Ai përfshin një nivel krejtësisht të ri të njohurive mbi metodat menaxheriale të Guardiolës dhe besnikërinë e tij ndaj atyre për të cilët ka punuar. Megjithatë, ka disa përjashtime.

Guardiola nënshkroi Tiago Alkantaran nga Barcelona kur ishte në Bajern, dhe gjithashtu mori Klaudio Bravon, një nga blerjet e tij të para në Man. Siti nga blaugranasit.