Me urdhër të Kasamit, brenda 24 orëve, djali i ish-këshilltarit të Besës merr 277.650 denarë nga arka komunale!

Djali i ish këshilltarit të Lëvizjes Besa në Komunën e Tetovës, Adnan Beadin, Bahadër Beadin është një nga përfituesit më të mëdhënjë nga Komuna e Tetovës si person fizik.

Beadini për dy muaj me urdhër të Bilall Kasamit nga Komuna e Tetovës më 16 nëntor të 2023 ka marrë dy paga, njëra 92.550 mijë denarë dhe tjetra në vlerë prej 185.100 mijë denarë.

Nëse i mbledhim dy pagat e Bahadër Beadin vijmë në konkluzion se i njëjti për një ditë ka marrë 277.650 mijw denarë, ose nëse të njejtat i konvertojmë në euro del që brenda 24 orëve, djali i ish këshilltarit të Lëvizjes Besa ka marrë jo më pak se 4.514 euro.

Kujtojmë, babai i Bahadër Beadinit, Adnan Beadin në mandatin e kaluar ka qenë këshilltari i Lëvizjes Besa në Këshillin Komunal të Tetovës, por sot i njëjti sipas burimeve tona është pjesë e kabinetit të Bilall Kasamit.

Me urdhër të Kasamit, brenda 24 orëve, djali i ish-këshilltarit të Besës merr 277.650 denarë nga arka komunale!