Përgjaken rrugët e Shqipërisë, aksident me një të vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd- Qafë Thanë pranë Dragostunjës, ku mjeti i drejtuar nga Meglind Zeneli ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ka ndërruar jetë Dorian Belba, ndërsa të plagosur kanë mbetur Gerlad Verçani, Meglind Zeneli dhe Janikos Shyti.

Të katërt personat që ndodheshin në makinën Benz AB297FX, janë nga fshati Qukës i Librazhdit.