Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka vrarë të paktën dy persona dhe ka lënduar të paktën 222.
Një kamion që transportonte gaz shpërtheu në rrethin Embakasi rreth orës 23:30, “duke krijuar një top të madh zjarri”, tha një zëdhënës i qeverisë.
Banesat, bizneset dhe makinat u dëmtuan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Më herët, qeveria kishte thënë se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi. Shkaku është ende duke u përcaktuar.
Zjarri raportohet se është përhapur edhe në disa komplekse apartamentesh.
Dëshmitarët i thanë mediave lokale se kishin ndjerë dridhje menjëherë pas shpërthimit.
Në mesin e të lënduarve janë të paktën 25 fëmijë, raporton gazeta Standard.