Al Nassr ka triumfuar thellë në ndeshjen miqësore ndaj Inter Miamit.
Ndeshja nisi pa dy yjet kryesorë nga të dy skuadrat, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo dhe nuk e pati shkëlqimin që do ta kishte po të ishin ata në fushë.
Ronaldo mungoi për shkak të lëndimit, kurse Leo Messi hyri në fushë në minutën e 83-të të ndeshjes
Dilema e fituesit veçse u krye në pjesën e parë me epërsinë e trefishtë të Al Nassr, të cilët shënuan edhe tri herë tjertra në pjesën e dytë.
Ronaldo e shijoi fitoren e ekipit të tij nga tribunat, teksa nuk mundi të jetë i gatshëm për një përballje të fundit me rivalin e tij të madh, Leo Messin.