Netanyahu: Nuk do i tërheqim trupat nga Gaza, as nuk do të lirojmë të burgosurit palestinezë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk do të tërheq forcat nga Rripi i Gazës, as nuk do të lirojë të burgosurit palestinezë.

Kjo deklaratë si kundërpërgjigje e disa raporteve të mediave për disa kushte të një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi me Hamasin.

“Ne nuk do ta përfundojmë këtë luftë pa arritur të gjitha objektivat e saj. Kjo nënkupton eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë pengjeve dhe sigurimin që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin”, u shpreh Netanyahu, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Raportet e mediave kishin sugjeruar se skicat e një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Hamasit që do të përfshinte një armëpushim deri në gjashtë javë ishin hartuar në Paris.

Më herët sot, udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh tha se grupi kishte marrë një propozim për armëpushim dhe se ai do të vizitonte Kajron për ta diskutuar atë.

Itamar Ben-Gvir, ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë në kabinetin e Netanyahut, la të kuptohet më herët në një postim në mediat sociale se ai do të largohej nga qeveria e unitetit kombëtar dhe kabineti i luftës nëse do të kishte një “marrëveshje të pamatur” me Hamasin.