Fushë Kosovë, e futën me forcë në veturë dhe e plaçkitën

Të hënën në Fushë Kosovë është raportuar se disa persona dyshohet ta kenë futur me forcë një person në veturën e tyre dhe që e kanë plaçkitur.

“Është pranuar informata se viktima mashkull kosovar është futur me forcë në një veturë nga disa persona të dyshuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Gjatë patrullimit nga njësitet policore është hasur në rrugë viktima mashkull kosovar”.

“Dyshohet se të përfshirë kane qenë disa të dyshuar kosovarë, te cilët  viktimës i kanë marrë edhe disa gjësende personale dhe disa para”.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkaq deri tash është arrestuar vetëm njëri prej të dyshuarve.