Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në çështjen e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit.
DASH vazhdon të besojë se akuzat për gjenocid kundër Izraelit janë të pabaza, shkruan Sky News. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka rënë dakord të hetojë rastin – por një vendim pritet të marrë vite. GJND nuk urdhëroi një armëpushim, por bëri thirrje për zbatimin e një sërë masash emergjente.
Departamenti i Shtetit shtoi se vendimi është në përputhje me pikëpamjen e tij se Izraeli ka të drejtë të ndërmarrë veprime për të siguruar që sulmet e Hamasit të 7 tetorit të mos përsëriten.