Vetëm shtatë nga 24 spitalet në Gazën veriore mbeten të hapura – dhe ata ende në gjendje të trajtojnë pacientët janë vetëm “pjesërisht funksionalë”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton Skynews.
Organizata lëshoi një deklaratë pasi përfundoi një “mision me rrezik të lartë” me partnerët e saj për të rifurnizuar me karburant spitalin Al Shifa, ku tha se “qindra mijëra njerëz mbeten të shkëputur nga ndihma”.
Në spital, shërbimet bazë mbeten të hapura, por nuk ka shërbime materniteti apo pediatrike, tha OBSH. Mungesë ka edhe me mjekë specialistë, ilaçe dhe mjete mjekësore.
“Shtatë nga 24 spitale mbeten të hapura në veri të Gazës”, thuhet në deklaratë.
“Këto funksionojnë vetëm pjesërisht, pa staf të mjaftueshëm mjekësor të specializuar për të menaxhuar vëllimin dhe gamën e lëndimeve, as ilaçe dhe furnizime mjekësore të mjaftueshme, karburant, ujë të pastër ose ushqim për pacientët ose stafin”.