Të paktën 70 viktima në rrëzimin e avionit rus me ushtarë ukrainas. Një aeroplan transporti ushtarak rus është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën. Të gjithë pasagjerët në avion, 65 të burgosur lufte ukrainas, 6 pjesëtar të ekuipazhit dhe 3 persona që i shoqëronin mbetën të vdekur, sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes. Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës i tha Radio Lirisë se sot përgatitej një shkëmbim i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës. Autoritetet ende po hetojnë shkakun e përplasjes. Nga ana e saj, Rusia akuzon Ukrainën për rrëzimin e avionit ushtarak. Ministria e Mbrojtjes në Rusi thotë se radari i tyre zbuloi lëshimin e dy raketave ukrainase. Megjithatë, ende nuk ka asnjë provë mbi deklaratat e funksionarëve rus.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Snopçe: Kryeparlamentari e vazhdoj seancën edhe pse Stojillkoviqi nuk kërkoi falje për fyerjet
- BDI: Vota për Ivan Stoilkoviq është përgjegjësi politike dhe legjitimim i “Botës serbe”
- Kostadinovski: Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese i konsideroj kompliment
- Dënim me kusht për ish-kryetaren e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska
- Mexhiti: Nostalgjia për Millosheviqin është fytyra e vërtetë e Open Balkan-it
- SKANDAL: Policia ngriti kallëzim penal, Prokuroria i le në liri dhunueset e 14 vjeçares nga Kumanova
- Mexhiti: Fillon bashkëpunimi me Universitetin “Nënë Tereza” në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”
- Mexhiti priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Matthew Lawson
- Kryeparlamentari Afrim Gashi takon ambasadorin britanik: Mbështetja e Londrës mbetet kyçe për vendin
- Klekovski: Si ministër i Shëndetësisë prioritet kam qendrën klinike dhe spitalet rajonale