Macron nderon Wolfgang Schaeublen, në një memorial në parlamentin gjerman

Presidenti francez Emmanuel Macron ka nderuar ish-ministrin e financave Wolfgang Schaeuble në një memorial në parlamentin gjerman.

Schaeuble, ligjvënësi më jetëgjatë i vendit, i cili ndihmoi në negocimin e ribashkimit të Gjermanisë, vdiq në dhjetor në moshën 81-vjeçare.

Macron, presidenti i Bundestagut Baerbel Bas dhe kreu i kristiandemokratëve Friedrich Merz vlerësuan vitet e gjata të shërbimit të Schaeuble në qeverinë gjermane dhe angazhimin e tij për një Gjermani të bashkuar dhe projektin evropian.

“Gjermania ka humbur një burrë shteti, Evropa ka humbur një shtyllë, Franca ka humbur një mik”, tha Macron.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo