142 të vrarë dhe 278 të plagosur në 24 orët e fundit në Gaza

Të paktën 142 persona janë vrarë nga bombardimet e Izraelit në Gaza në 24 orët e fundit, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.

278 të tjerë janë plagosur në të njëjtën periudhë, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Viktimat e fundit e çojnë numrin e përgjithshëm të njerëzve të vrarë në Gaza që nga 7 tetori në 24,762, me 62,108 të plagosur.

Shumë viktima mbeten ende të bllokuar nën rrënoja dhe nuk mund të arrihen nga shpëtimtarët.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo