12 minatorë lëndohen në Minierën e Trepçës

12 minatorë kanë pësuar lëndime në Minierën e Trepçës të mërkurën, pas shpërthimit të një cisterne me acid.

Të njëjtit po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e këtij spitali, Nita Mustafa.

“Janë 12 pacientë që kanë kërkuar ndihmë, dy janë me lëndime më të rënda dhe po trajtohen në repartin e Oftalmologjisë, në Spitalin e Mitrovicës”, është shprehur Nushi.

Ajo ka bërë të ditur se për detaje të tjera do të dalin me komunikatë për media pas pak minutash.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo