E trishtë/ 40 vjeçari shqiptar gjendet pa shenja jete në një dhomë hoteli

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli në qytetin e Korçës.
40-vjeçari nga Tirana ishte akomoduar në lagjen Nr.12 të qytetit, teksa është gjetur i pajetë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes është bërë ataku kardiak, megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.