Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë që askush mos ta harrojë apo ta mohojë atë çka ndodhi në Reçak.
Hovenier, mes tjerash potencoi se e mban mend shumë mirë atë ditë, njofton Klankosova.tv.
“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo””, shkroi Hovenier.
“Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”.