Aksion kontrollues i policisë sa respektohen këmbësorët,  22 shkelje të rregullave në Tetovë e Gostivar

Zyrtarëtt policorë të SPB Tetovë, dje (12- janar) nga ora 10 deri në ora 14 kanë kryer aksion kontrollues të drejtuesve të mjeteve – nëse dhe në çfarë mase i respektojnë obligimet e tyre ndaj këmbësorëve si pjesmarës të komunikacionit.  Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 22 shkelje (TE-19 dhe GV-3).  Numri më i madh i shkeljeve (18) ka të bëjë me moslejimin e kalimit të këmbësorëve nëpër vendkalime të shënuara për këmbësorë.  Për drejtuesit kundërvajtës janë përgatitur parashtresat e parapara me gjoba në të holla prej 200 dhe 250 euro në kundërvlerë denarë.  Ata që sanksionohen me 250 euro gjobë do të përballen edhe me pezullim të përkohshëm të patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit.  Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 17 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-4 dhe GV-13).
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë sërish këshillon dhe udhëzon drejtuesit e mjeteve që prioritet të kenë gjithmonë këmbësorët dhe mbi të gjitha nëse lëvizin në ato rrugë ku nuk ka trotuare të formësuar.  Nga ana tjetër, këmbësorët apelohen që të mos kalojnë rrugët ku do të mbërrijnë dhe të lëvizin siç duhet dhe të sigurt në komunikacion.TS