Fajon: Ndërhyrja e Moskës në Serbi shqetësuese, ka rrezik që Rusia s’do ndalet vetëm me Ukrainën

Ministrja e punëve të jashtme të Sllovenisë, Tanj Fajon, e vlerësoi shqetësuese ndërhyrjen e Moskës në proceset e brendshme të disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, si Serbia, pasi ka brengë se Rusia nuk do të ndalet me luftë vetëm kundër Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.

Në një intervistë për televizionin amerikan CNN, kryediplomatja sllovene Fajon tha se ka kërcënim serioz që Rusia nuk do të ndalojë vetëm me luftë në Ukrainë, dhe ndikimi i saj malinj mund të vërehet që të tani në Ballkanin Perëndimor.

“Ka shqetësime serioze që Rusia nuk do të ndalet vetëm me luftën në Ukrainë” e shtoi se ndërhyrjet e saj politike “mund të vërehen në disa shtete të caktuara në Ballkanin Perëndimor”.

Fajon i theksoi posaçërisht zhvillimet në Serbi dhe Republika Serbe, entitetin politik serb në Bosnje e Hercegovinë, si shembull të luftës hibride ruse.

“Kjo është, natyrisht, shumë shqetësuese. Kjo që po shohim në Serbi dhe Republikën Srebe, me dezinformimin e propagandën e ndërhyrjet ruse. Për këtë duhet ta ndalim këtë luftë në Ukrainë. Duhet të përpiqemi për një paqe të drejtë dhe qëndrueshme për ukrainasit. Kjo është përgjegjësi e jona e përbashkët” tha Fajon.