Ambasadori i Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop është takuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti ku, siç njoftojnë nga ambasada, i ka përcjellë mesazhin se pas një rënie të vazhdueshme dyvjeçare të Sundimit të Ligjit, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik.
“Ambasadori Dirk Jan Kopp u takua me liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të përcjellë mesazhin se pas dy vitesh rënie të vazhdueshme të sundimit të ligjit, angazhimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik.
Gjithashtu, ndikimi i panevojshëm politik mbi funksionin e kryetarit të gjykatës supreme, që është çështje gjyqësore, është i papranueshëm dhe do të shkaktojë reagim të fortë nga Holanda”, thuhet në njoftimin e ambasadorit Kop.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dimitrievski: Nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në shqip, largohemi nga Qeveria
- Një shtetas i Austrisë gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, policia nis hetimet
- Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
- Nikolloski: Reformat për BE në fokus, po investojmë në autostrada, hekurudha dhe komunikime
- Studentët protestojnë sot para Ministrisë së Arsimit, pritet të nisin në orën 14:00
- Pas reagimit të Bekim Salit, hiqet tabela e Urës së Gurit që nuk përfshinte gjuhën shqipe
- Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg
- Tensione dhe përplasje fizike para Ministrisë së Arsimit, protestuesit largojnë një qytetar nga tubimi
- Privohet nga liria një 49-vjeçar nga Ohri, gjatë bastisjes janë gjetur drogë dhe të holla
- “31 shtete, një mision”, paqeruajtësit e KFOR-it marrin pjesë në marshimin tradicional të ushtrisë daneze