Dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë stërvitje mbi qytetet Brçko dhe Tuzla në pjesën veriore të Bosnjë e Hercegovinës, njoftoi Ambasada e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë. Avionët luftarakë amerikanë do të fluturojnë mbi Bosnjë e Hercegovinë në prag të shënimit të një feste antikushtetuese më 9 janar në entitetin e Republikës Sërpska. Në njoftim thuhet se trajnimi dypalësh “tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës në vazhdën e aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejton”. “Shtetet e Bashkuara theksojnë vazhdimisht se Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk parashikon të drejtën e shkëputjes dhe se do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane. Udhëheqja politike e Republikës Sërpska, e udhëhequr nga presidenti i saj, Millorad Dodik, e kërkon zëshëm shkëputjen apo ndarjen e këtij entiteti nga Bosnja e Hercegovina. Kjo është kundërshtuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera në Bosnjë e Hercegovinë., njoftoi Ambasada e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë. Avionët luftarakë amerikanë do të fluturojnë mbi Bosnjë e Hercegovinë në prag të shënimit të një feste antikushtetuese më 9 janar në entitetin e Republikës Sërpska. Në njoftim thuhet se trajnimi dypalësh “tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës në vazhdën e aktiviteteve ndarëse dhe anti-Dejton”. “Shtetet e Bashkuara theksojnë vazhdimisht se Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk parashikon të drejtën e shkëputjes dhe se do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane. Udhëheqja politike e Republikës Sërpska, e udhëhequr nga presidenti i saj, Millorad Dodik, e kërkon zëshëm shkëputjen apo ndarjen e këtij entiteti nga Bosnja e Hercegovina. Kjo është kundërshtuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera në Bosnjë e Hercegovinë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kuvendi do ta mbajë seancën e 30-të
- Vuçiq: Presim të shpallim edhe dy shtete që tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës
- Është ngritur kallëzim penal kundër Agjencisë së Zbulimit për përgjim të paligjshëm ndaj Hristijan Mickoskit dhe të tjerëve
- Sa herë që VMRO- DPMNE dhe oligarkia e tyre bërtet ‘BDI është kriminele”, është një sinjal i qartë – një shkelje e re e shqiptarëve po përgatitet!
- Deputetët e Frontit Evropian po i largojnë shqiptarët nga partnerët strategjikë perëndimorë.
- Protestat janë malicioze dhe politikisht të motivuara, pagat nuk janë të larta, por mundësitë janë të kufizuara
- U vra nga bashkatdhetari, del autopsia e trupit të biznesmenit shqiptar Artan Kaja: U qëllua me pushkë pas koke në një distancë të afërt
- “Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat”, Minçev: Punësimet në bazë të meritës
- GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj shërbim prove ish-kryebashkiaken e Patosit
- Fetai: Ligji për Përfaqësim të Drejtë në fazën finale