Sqarohen nga “Polluzha Tours”: S’jemi sulmuar, xhami është thyer pas goditjes nga një shpend

Autobusi i “Polluzha Tours” nuk është sulmuar.

Sipas njërit prej pronarëve të kompanisë xhami i përparmë i autobusit që po kalonte në afërsi të Nishit në Serbi, është goditur nga një shpend.

“S’bëhet fjalë për sulm. Gjatë kalimit nëpër autostradë, xhamin e autobusit e ka goditur një shpend, zog apo hut”, ka thënë Selim Hoti për KlanKosova.tv.

“Pas dëmtimit të xhamit autobusi nuk i plotëson kushtet për të vazhduar tutje. Tash jemi rrugës me autobusin tjetër për t’i marrë udhëtarët dhe dërguar në destinacion”, ka vazhduar ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo