Pamje mahnitëse, “skalitjet” e dimrit në majën e Tomorit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama solli mëngjesin e sotëm pamje fantastike nga maja e Tomorit, që këto ditë janari e mbuluar nga dëbora befason syrin me bardhësinë dhe format e skalitura nga era.

“Nga maja e Tomorit, ku dimri ka bërë skalitjet e tij për të na falur këto pamje”, u shpreh Kryeministri Rama.
Tomori përveç peizazheve mbresëlënëse si një nga malet më të lartë në vend, konsiderohet edhe si mal i shenjtë. Çdo vit në Teqenë e Kulmakut mbërrijnë me mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria por edhe nga vise të tjera ku jetojnë shqiptarët. Gjerësisht mendohet se në malin e Tomorit gjendet varri i Abaz Aliut, një martir i besimit të tij.

Në majën e Kulmakut ndodhet edhe statuja e martirit mbi kalë, ndërsa era e ftohtë e dimrit dhe temperaturat e ulëta krijojnë një ansambël skulpturash akulli që tërheqin çdo fillimviti me dhjetëra të apasionuar pas ngjitjeve malore por edhe banorë të zonës.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo