Këto ditë, kur mërgimtarët janë në vendlindje dhe duan ta përmbushin detyrimin për ndryshimin e dokumenteve personale, ata vazhdojnë të maltretohen me pritje të gjata disaorëshe për të aplikuar ose për ta marrë dokumentin përkatës. Ky është maltretim i tyre dhe kjo është gjëja më pak e merituar nga ata.
Mërgimtarët janë arterie e rëndësishme ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. Ata janë shpëtimtarë të qenies kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Popullore, hyrjet neto nga remitancat e mërgimtarëve në periudhën janar-shtator 2023 arrijnë mbi 1,5 miliardë euro dhe janë më të larta për rreth 6.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtu nuk hyn periudha e tremujorit të fundit të vitit. Kjo i bie se gjatë vitit të kaluar remitancat arritën afër dy miliardë euro (ose rreth 15 për qind e GDP-së). Dhe, “të shpërblehen” këta njerëz në këtë mënyrë, kjo nuk është vetëm nënçmim, por edhe mosmirënjohje ndaj kësaj kategorie të qytetarëve tanë. Është ironike qasja e institucioneve të shtetit ndaj tyre, pritjeve të mëdha në kufi, detyrimit për t`i ndërruar dokumentet, si dhe një sërë të drejtash që atyre u takojnë.
Sa për informacion, Alternativa gjatë periudhës sa ishte në Qeveri, përmes Ministrisë së Diasporës dhe ministrit të saj, Xhemail Cupi, propozoi hapjen e Qendrave të Diasporës, pikërisht për ndryshimin e qasjes së institucioneve të shtetit ndaj tyre. Kjo sigurisht do të vazhdonte sikur mos të ishte ndërhyrja për largimin tonë nga qeveria, me çka u shua edhe Ministria e Diasporës.
Sidoqoftë, ne i bëjmë thirrje Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të marrë masa dhe të krijojë kushte që ky problem të zgjidhet dhe mërgimtarët tanë të mos e kalojnë pushimin duke pritur nëpër sportelet e MPB-së, por të kalojnë sa më shumë kohë me familjet e tyre.
Mërgimtarët tanë e meritojnë mirënjohje tonë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
- E përuruan me Bismilah dhe qiftelia rrugën në Pirok, por nuk e përfunduan me Elhamdulillah- Ja puna e VLEN-it (VIDEO)
- Dimitrievski: Nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në shqip, largohemi nga Qeveria
- Një shtetas i Austrisë gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, policia nis hetimet
- Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
- Nikolloski: Reformat për BE në fokus, po investojmë në autostrada, hekurudha dhe komunikime
- Studentët protestojnë sot para Ministrisë së Arsimit, pritet të nisin në orën 14:00
- Pas reagimit të Bekim Salit, hiqet tabela e Urës së Gurit që nuk përfshinte gjuhën shqipe
- Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg
- Tensione dhe përplasje fizike para Ministrisë së Arsimit, protestuesit largojnë një qytetar nga tubimi