Shkup, lindin 3 fëmijë natën e Vitit të Ri

Për dhjetë minutat e para në kryeqendër kanë ardhë në jetë 3 fëmijë informon Tetovasot.

I pari është djalë ndërsa në.jetë ka ardhë një minutë më vonë një vajzë,ndërsa në orën 00.10 minuta sërish një tjetër lindje i gjinisë mashkull .

Ekipi kujdestar i Klinikës Universitare për Gjinekologji në krye mjekun Goran Dimitrovin sollën në jetë fëmijën e 34-vjeçares Natasha Stefkovska nga Shkupi. Lindja u krye në mënyrë natyrale.

“2024 filloi shkëlqyeshëm. Saktësisht në mesnatë në orën 00:00 në Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike ka ardhur në jetë foshnja e parë e vitit të ri.

Bëhet fjalë për djalë të shëndetshëm, me peshë 3.760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë.

I dërgojmë urimet tona të sinqerta prindërve për ardhjen e re në familjen e tyre dhe i urojmë të porsalindurit shumë shëndet, lumturi dhe fëmijëri pa brenga”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në 15 minutat e para të Vitit të Ri, në Klinikën Gjinekologjike në Shkup kanë lindur tre foshnja.TS