Ukraina ka kryer një seri sulmesh ajrore vdekjeprurëse në pjesën jugperëndimore të Rusisë gjatë 24 orëve të fundit, sipas zyrtarëve rusë.
Ministria ruse e emergjencave thotë se 14 persona, përfshirë dy fëmijë u vranë dhe më shumë se 40 persona u plagosën në qytetin e Belgorod, raporton BBC.
Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte shkatërruar dhjetëra raketa dhe dronë të lëshuar nga Ukraina.
Sulmet hakmerrëse nga Ukraina, vijnë pas sulmeve masive që kreu Rusia të premten, prej të cilave u vranë 39 persona.
Siç u raportua të premten, këto ishin sulmet më të mëdha që Rusia kreu në Ukrainë prej kur filloi konflikti më 24 shkurt 2022.
Mediet ukrainase, duke cituar burimet e inteligjencës, thonë se ushtria ukrainase përdori më shumë se 70 dronë në sulmet kundër Rusisë dhe se kanë qenë në cak vetëm bazat ushtarake.
Presidenti rus Vladimir Putin është njoftuar lidhur me këto sulme.
Residents of #Belgorod publish numerous evidences of the consequences of the strikes. Cars are on fire in the city center, smoke rises in residential areas. pic.twitter.com/6dQulSPTEx
— NEXTA (@nexta_tv) December 30, 2023