Konferenca e fundvitit, Rama: Ndjehem më mirë se në asnjë vit të mëparshëm

  

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama u shpreh se në këtë konferencë ai ndjehet më mirë se në çdo konferencë të ngjashme të viteve të fundit. Ai theksoi se vitit 2023 ka qenë vitit më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt.

“Në këtë konferencë, mund të them me plot gojën se ndjehem më mirë se në asnjë vit të mëparshëm si rezultat i gjithë ecurisë së vitit që po mbyllim, i cili ka qenë vitit më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt, atë ekonomik, gjithmonë këtu duhet pasur parasysh paranteza në raport me vitet e shkuara dhe jo në raport me sa shumë ende duhet bërë në çdo drejtim, në radhë të parë në rritjen e mëtejshme të ekonomisë.

“Sjellja e efektivëve me qytetarët mbetet për t’u rregulluar,” Rama: Rritje të konsiderueshme pagash në 2024

Rama prezanton asistentin virtual në e-Albania: Do jetë shërbëtori publik i Inteligjencës Artificiale ditë-natë

Kryeministri Rama u shpreh se rritja ekonomike këtë vit do të jetë rreth 4 përqind. “Viti më i mirë në aspektin e sigurisë, atë të shërbimeve publike, të investimeve publike dhe të investimeve të huaja. Viti më i mirë në aspektin në pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë. Faktikisht, ky vit do të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë. Ne besojmë se shifra përfundimtare do të jetë afër 4 përqindshit, 3,7-3,8. Të ardhurat kanë qenë më të lartat se asnjë vit më parë. Në 9 mujorin e parë, vetëm nga turizmi, Shqipëria ka përfituar 3,2 miliardë euro të hyra. Kjo është një shifër shumë e lartë dhe pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme.

Paga mesatare në sektorin publik do të shkojë në 9 euro. Aeroporti i Tiranës është ngjitur në krye krah për krah me aeroportin e Beogradin, me numrin më të lartë të pasagjerëve në rajon. Ndërkohë, është aeroporti me rritje më të madhe të pasagjerëve në të gjithë klasifikimin për të gjithë Europën. Mbi gjysmë milioni udhëtarë kanë zbritur në portin e Sarandës. Kjo më duket shumë domethënëse për potencialin që ka. Ne i kemi hapur rrugën një investimi të ri për portin turistik të Sarandës. Jemi në procesin e vlerësimit të një transformimi edhe të portit ekzistues të Sarandës”, tha Rama.