‘Presim njohje reciproke’- Ambasadori i SHBA në Kosovë: Viti 2024, vendimtar

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një mesazh për Vitin e Ri, deklaron se pret që gjatë vitit 2024, Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve.

Diplomati amerikan shton se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë mes dy shteteve.

Hovenier shprehet gjithashtu se gjatë vitit 2023 ka pasur momente të vështira për qeverinë e Kosovës, por ka pasur dhe arritje në disa fusha.

Kujtojmë se ky vit ishte një vit i vështirë në marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi kishte tensione të shumta në disa zona në Veri, që kulmuan se sulmin terrorist serb në Banjskë në muajin tetor.