Autoriteti transmetues RTUK vendosi të enjten të ndalojë për dy javë transmetimin e serialit të njohur televiziv në Turqi “Kizil Goncalar” pasi u konsiderua se ishte kundër “vlerave kombëtare dhe shpirtërore të shoqërisë”, tha një anëtar bordi.Ilhan Tasci, një anëtar i bordit të RTUK që përfaqëson opozitën kryesore, tha në platformën e mediave sociale X se rregullatori kishte vendosur gjithashtu një gjobë administrative prej 3 për qind ndaj transmetuesit Fox TV, në pronësi të kompanisë Walt Disney.“Kizil Goncalar”, i cili pasqyron ndarjen midis segmenteve fetare dhe laike të shoqërisë, u përball me reagime të menjëhershme pasi u transmetua për herë të parë më 18 dhjetor, edhe pse dy episodet e tij të para kryesuan listat e vlerësimeve dhe patën më shumë se 10 milionë shikime në YouTube.RTUK shpesh ka penalizuar shfaqjet të cilat i ka etiketuar si shkelje të vlerave morale të Turqisë, strukturës së familjes ose çështje të tjera që i konsideron si joetike, përkatësisht të drejtat e LGBTQ+.Në shumë raste RTUK është kritikuar për frenimin e lirive.Producenti Faruk Turgut tha se seriali pasqyronte realitetin sociologjik të Turqisë, duke portretizuar përplasjen midis segmenteve laike dhe fetare të shoqërisë.“Unë po përpiqem të mbaj një pasqyrë mbi realitetet e shoqërisë turke. Realitetet duhet të diskutohen, ne nuk mund të përparojmë duke i injoruar ato,” tha Turgut sipas të përditshmes Hurriyet.“Na shpallën luftë, por ne do të luftojmë deri në fund”, tha ai.Ebubekir Sahin, kryetar i RTUK-së dhe anëtar i partisë në pushtet të presidentit Tajip Erdogan, AK shkroi në X se shikuesit e indinjuar kishin bërë thirrje për anulimin e shfaqjes dhe se posterët e tij të vendosur nëpër Stamboll ishin vandalizuar me ngjyrë të zezë.Mediat pro-qeveritare e akuzuan shfaqjen si islamofobike. Vëllazëria Ismailaga, një sekt i shquar fetar në Turqi, e kritikoi ashpër serialin.“Prodhimet në mediat e sotme që synojnë fenë tonë dhe individët e devotshëm duke synuar të denigrojnë emrat e Allahut, librin tonë fisnik Kuranin janë absolutisht të papranueshme,” tha sekti në X./REL
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- 15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” nga buxheti i Maqedonisë së Veriut
- Oda e Mjekëve të Maqedonisë: Nuk kemi marrë ndonjë njoftim lidhur me vdekjen e foshnjës
- Diaspora mban ekonominë gjallë, por remitancat drejt vendit po bien nga viti në vit
- Trençevska dhe Trajanovski favoritë të Filipçes për nënkryetarë, Çupevska rikthehet si kryetare e trupit këshillëdhënës
- Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë
- Nga nesër në funksion sporteli “Qytet i Sigurt”
- Toshkovski: Në periudhën testuese të “Safe City” prej gjysmë muaji, është ulur numri i të lënduarve në aksidente trafiku
- Ageler: Në Qeveri dhe në gjyqësor ekzistojnë njerëz të cilët janë sinqerisht të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit
- Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3
- Paraburgim për burrin që me sëpatë grabiti kazinon në Manastir