Jeta “e çuditshme dhe e izoluar” e Melania Trump/ “Askush nuk e di se ku është”

Ish-Zonja e Parë Melania Trump thuhet se po bën një jetë “të çuditshme” dhe “të mbyllur”, me anëtarët e Mar-a-Lago që pyesin veten se ku është ajo.

“Askush nuk e di se ku është. Është si një mister. Sigurisht që është diskutuar”, ka shkruar Laurence Leamer në Telegraph.

Tramp-ët jetojnë jashtë sallës kryesore në klubin në Palm Beach, vuri në dukje më tej.

“Është një jetë e çuditshme, e izoluar që ata kanë në këtë vend,” vuri në dukje Leamer.

Melania Trump nuk u pa në një video që qarkullonte në rrjetet sociale ku Donald Trump kishte darkuar në prag të Krishtlindjeve me fansat në Mar-a-Lago.