Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot hapi shkollën e re Rosa për gjidhënie në spitalin e Tetovës!
“Sot nënshkruam bashkërisht një Memorandum bashkëpunimi për pajisjen e dy shkollave të reja të ushqyerjes me gji në vend. Gjidhënia është më e rëndësishmja për zhvillimin e të porsalindurit, ruan shëndetin dhe përfaqëson një simbiozë mes nënës dhe foshnjës” u shpreh Mexhiti.
Në pyetjen e gazetarit të TS se si çka ka bë si ministër për Spitalin e Tetovës pasi promovon donacione nga prodkutet serbe. Rosa është prodhim serb dhe Mexhiti mburret me këto donacione.
“Sa i përket donacioneve, nuk e keni parë më parë 20 vitet e kaluara në Tetovë, tash ndodhin. E di pse ndodhin, sepse tetovarët janë shumë human, shumë zemërgjërë janë. Dhe ata kur e dinë se kanë një ministër të përgjegjshëm dhe një drejtor shumë të përgjegjshëm dhe e dijnë se ministri dhe doktor Iliri nuk i vjedhin këto të holla. Dhe unë me kënaqësi do të fotografohem sepse unë jam më koptenti që të bashkëpunojë me ta” u shpreh për TS, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Vlen të thekësohet se në repartin Gjinekologjik të Tetovës, nuk është investuar asgjë nga Ministria e Shëndetësisë, por të gjitha investimet janë nga donatorë të ndryshëm.
Nga ana tjetër, Reparti Gjinekologjik në Tetovë dalëngadalë po rregullohet dhe është rritur numri i lindjeve në Tetovë shkaku i përmirësimit të kushteve dhe stafit të përgjegjshëm./TS/