Kryeministri shqiptar, Haxhinasto: Tregues i qartë i seriozitetit dhe konstruktivitetit të shqiptarëve të spikatur si qytetar europianë
Shkup, 25 dhjetor – Nga 28 janari i vitit 2024, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, për herë të parë, do të drejtojnë me postin e kryeministrit. Në 20 vitet e fundit, në drejtimin e Ali Ahmetit, shqiptarët nga një popull i përjashtuar nga institucionet, janë bërë bartës të funksioneve më të larta shtetërore, ndërsa në nivelet më të ulëta përfaqësimi i tyre tejkalon edhe 50 %.
Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto në një prononcim ekskluziv për “Politiko.mk” thotë se është mëse normale që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të marrin përgjegjësitë më të larta në strukturën shtetërore, për arsye, siç thekson ai, se ato janë shtet-formues.
“Shqiptarët janë komb shtet-formues në Maqedoninë e Veriut. Vitet e fundit ka pasur një përparim të rëndësishëm në të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si të tillë. Është mëse normale që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të marrin përgjegjësitë më të larta në strukturën shtetërore. Kjo është tregues i qartë i seriozitetit dhe konstruktivitetit të tyre të spikatur si qytetar europianë, si dhe i faktit që partitë dhe përfaqësuesit politik shqiptar tashmë janë të fokusuar tek mirëqeverisja e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe ecuria e saj drejtë BE-së, dhe jo vetëm tek sigurimi i të drejtave të tyre kombëtare si shqiptar”, deklaroi Haxhinasto për “Politiko.mk”.
Pas pavarësimit të Maqedonisë së Veriut në vitet e 90’, shqiptarët me pa të drejtë u përjashtuan nga privatizimi i kapitalit shtetëror, pastaj nga sistemi shtetëror, u mohoheshe arsimi, gjuha dhe flamuri. Pas vitit 2002 me ardhjen e Ali Ahmetit dhe BDI-së në pushtet si përfaqësuesi i shqiptarëve, gjërat ndryshuan. Sot shqiptarët si asnjëherë më parë janë të përfaqësuar në institucionet shtetërore, arsimi shqip ka evoluar dukshëm, ndërsa përfaqësimi në ekzekutiv është në nivelet më të larta. Shqiptarët nga 28 janari do të udhëheqin me pozitën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që udhëheqin edhe me dikasteret më të rëndësishme në ekzekutiv. Ato drejtojnë pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, diplomacinë, financat, arsimin, drejtësinë, ekonominë. Ndërsa në nivelet më të ulëta vendimmarrëse përfaqësimi i tyre është superior.