I veshur si mjek në Kuvend, deputeti i PD sqaron mesazhin që do të përcjellë: Aksioni opozitar, përtej interesave personale
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar për mediat, ndërsa ka sqaruar mesazhin e tij duke u veshur si mjek.
“Sigurisht që të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se opozita ka që nga data 5 tetor, po mbushen dy muaj, që proteston.
Ka një aksion opozitar, përsa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, që kjo maxhorancë i pengon me forcën e kartonit. Kam ardhur në mënyrë simbolike për t’i treguar maxhorancës se aksioni ynë, i opozitës, nuk është për interesa personale.
Kushdo që ta bëjë pis këtë aksion. Aksioni ynë ka nisur nga data 5 tetor dhe do të vazhdojë deri sa të vihet në vend e drejta jonë kushtetuese.”, tha ai.