Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se ushtria ka kërkuar që 450-500 mijë persona shtesë të mobilizohen në ushtri, por se një vendim përfundimtar nuk është marrë ende.
Ai në konferencën për shtyp në Kiev tha se zyrtarë të lartë ushtarakë dhe qeveritarë do të diskutonin “këtë çështje shumë të ndjeshme të mobilizimit” dhe se parlamenti më pas do ta shqyrtonte atë.
Zelenskyy shtoi se kryerja e një mobilizimi në një shkallë të tillë do të kërkonte financim shtesë.
Mes tjerash ai u shpreh se është “i bindur” se ShBA-ja nuk do ta zhgënjejë Ukrainën për sa i përket mbështetjes, raporton The Guradian