Një 29-vjeçar ka humbur jetën në Kosovë, pasi ishte goditur me thikë.
Viktima me inicialet A.B. nga Dobërçani është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, pasi kishte marrë 7 plagë nga mjeti i mbrehtë.
“Personi me inicialet A.B i lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jetë”, ka thënë drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.
Më tej, mjeku theksoi se është konstatuar edhe vdekja e viktimës.
“Është thirrur mjekësia ligjore, të cilët kanë marrë trupin e pajetë për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”- tha për mediet kosovare Emini.
Rasti është konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan.
“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranua informacion se një person mashkull kosova nga fshati Dobërqan është dërguar në energjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, është shprehur ai.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Komunikacioni zhvillohet në rrugë me lagështi por pa probleme
- Ndryshimet qeveritare, një fluskë sapuni!
- Dhunë në qendër të Tetovës, 47-vjeçari denoncon sulm fizik
- Sulm me shkop druri në Tetovë, policia heton rastin
- Përleshje masive në Tetovë, katër persona përfundojnë në polici
- Dhunë në familje në Tetovë, 28-vjeçari rrah kunatën dhe vëllain
- Kërcënime për jetë pas zgjedhjeve të bashkësisë lokale në Tetovë
- VIDEO bëri punën e saj! Arrestohet personi që hodhi mbeturina në lumin Shkumbin
- Vetëm 19 vjeç, kapet pa patentë në rrugën Ratajë-Leshkë
- Përfundon rregullimi i shtratit të lumit “Malla Rada”: Një hapësirë publike e re, moderne dhe e sigurt për qytetarët e Kisella Vodës