Ndezën tymuese në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë 3 deputetë të PD

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, vendosi sot përjashtimin me 10 ditë të 3 deputetëve të PD-së: Edmond Spaho, Saimir Korreshi dhe Kastriot Piroli. Masa vjen për seancën e një dite më parë ku ndezën tymuese dhe shkaktuan kaos.

Deputetë të opozitës protestuan dhe ndezën tymuese duke bërë që seanca të mbyllej brenda 8 minutave.

Sipas ndryshimeve të pësuara nga votimi i ditës së djeshme mbi masat ndëshkimore, rregullorja parashikon që në të tilla raste deputetët të përjashtohet për 2 muaj nga punimet e Kuvendit.