Arresti, nis numërimi mbrapsht/ Shumica konfirmon heqjen e imunitetit të Berishës. Një grup deputetësh PD ankohet në Kushtetuese

Partia Socialiste nuk ka tjetër alternativë në tavolinën e saj për Sali Berishën, veç ajo që të lërë SPAK-un të ashpërsojë masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Cuci konfirmoi këtë të enjte se di jap autorizimin e kwrkuar SPAK-t, për arrestimin e pritshëm të ish-kryeministrit.

Berisha që në momentet e para u deklarua për këtë çështje.

Por ai, ndryshe deklaron, dhe ndryshe vepron. Pavarsisht kësaj deklarate të përsëritur nga këto ditë, ai po përdorë të gjithë hapësirat që ekzistojnë, për ta shmangur arrestimin e pritshëm.

Këtë të enjte pasi përfunduan përplasjet në Parlament, grupi i tij, iu drejtua Gjyaktës Kushtetuese, me një kërkesë për të pezulluar masat shtrënguese ndaj Berishës, deri sa kjo gjykatë të shprehet. Këtu përfshihet dhe kërkesa e fundit e spak, për arrestimin e pritshëm.

Kërkesa është firmosur nga mbi 28 deputetët, pra në mbështetje të Berishës ka dale dhe Gazment Bardhi, i cili duket se ka ndryushuar qëndrim, nga ai që do të ishte i pari, që do të votonte pro një kërkesë të SPAK- për Berishën, në qëndrimin tjetër, që kërkon të shmang një gjë te tillë.

Do të jenë në vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, nëse këtë cështje do e konsiderojë për ta shqyrtuar apo jo dhe nëse kjo do të ndodh para së hënës, kur Këshilli i Mandateve do të mblidhet për Berishën apo jo.