Tragjike në Greqi, ndërron jetë 19-vjeçari shqiptar

    

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një 19-vjeçar shqiptar, i cili udhëtonte në një automjet që lëvizte në “Ionia Odos” ka ndërruar jetë papritur. 19-vjeçari ka humbur ndjenjat teksa udhëtonte në një makinë që po lëvizte pasditen e djeshme pranë Amfilochisë dhe po shkonte drejt Janinës.

Ai u transportua në Qendrën Shëndetësore të Amfilochisë por fatkeqësisht ishte tepër vonë, sepse u shpall i vdekur.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patra për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike. Trupi i pajetë i 19-vjeçarit do transportohet drejt Shqipërisë së Veriut ku do të kryhet ceremonia mortore.