Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk e ka pranuar kërkesën e qytetarëve për iniciativën e largimit të kryetarit, Erden Atiq.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryesuesi i Kuvendit të kësaj komune, Nexhat Ugljanin.
“Kërkesa nuk është pranuar, për shkak se kërkesa nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrativ MAPL nr.02/2023 për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni. Ata kanë të drejtë edhe njëherë kur të plotësojnë kriteret që ta dorëzojnë sërish kërkesën”, tha Ugljanin për Klankosova.tv
Ugljanin tha se shkresën e ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në shtator të këtij viti, Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal ka publikuar udhëzimin administrativ që u mundëson qytetarëve që nëpërmjet një peticioni t’i largojnë kryetarët e komunave veriore.
Udhëzimi Administrativ, ishte hartuar në kuadër të hapave që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë për shtensionimin e plotë të situatës në veri.
Zgjedhjet në veri të mbajtura më 23 prill, u bojkotuan nga ana e serbëve/ Klankosova.tv