MK Strinda: Rebelët Houthi të Jemenit goditën cisternën norvegjeze me raketë

Rebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani kanë goditur një cisternë norvegjeze me të paktën një raketë, duke shkaktuar një zjarr. Nga sulmi nuk pati viktima.

Një zëdhënës i Houthi tha se MT Strinda po dërgonte naftë në Izrael, por pronarët e anijes thanë se ajo po shkonte në Itali me lëndë ushqyese për biokarburantet.

Grupi është zotuar të bllokojë anijet e çdo kombi që shkon në Izrael derisa Izraeli të ndalojë ofensivën e tij në Gaza, në atë që Houthi-t thonë se është një shfaqje mbështetjeje për palestinezët.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të marrin në konsideratë “përgjigjet e duhura” ndaj çdo sulmi të tillë, të cilin i përshkruan si “të mundësuar plotësisht nga Irani”.

Zëdhënësi ushtarak Houthi, Yahya Saree, tha në një deklaratë televizive se anija ishte në shënjestër të hënën pasi ekuipazhi i saj refuzoi t’u përgjigjej paralajmërimeve.

Ai tha se grupi kishte penguar disa anije të kalonin nëpër ujërat e Jemenit ditët e fundit.

MT Strinda u sulmua në ngushticën Bab El Mandeb në hyrje të Detit të Kuq.

Raketa shkaktoi një zjarr në bordin e anijes, por ajo u shua dhe anija ishte në gjendje të shkonte drejt një porti të sigurt, tha në një deklaratë pronari i anijes , Luiwig Mowinckels Rederi.

Ata shtuan se ekuipazhi prej 30 anëtarësh, të cilët janë të gjithë shtetas indianë, nuk u lënduan, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.