Në kuadër të fushatës 16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore, në organizim të Qendrës Analitike Hulumtuese të Aleancës për Shqiptarët, sot në Shkup u mbajt panel diskutimi me temë “AKTIVIZOHU KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE”.
Për të trajtuar në më shu aspekte, fenomenik, shkaqet, arsyet e dhunës ndaj gruas, mbrojtjen, risocializimin e viktimave, parandalimin e dhunës dhe ndëshkimin e dhunuesve, aspektin psikologjik, social, juridik dhe aktivizmin e vetë grave dhe vajzave, u ftuan panelist nga fusha dhe institucione të ndryshme si:
– Sumea Ramadani (psikologe), Qendra Nacionale për Barazi Gjinore
– Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë
– Vjollcë Berisha, Kryetare e Asamblesë së Gruas – ASH
– Flakron Bexheti, Sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale
Panelistët vlerësuan se në Maqedoninë e Veriut, ka bazë ligjore që ndëshkon dhunën dhe mbron viktimat, ndërsa është vendi i parë që këtë dukuri tani e trajton si vepër penale dhe vend i parë që këtu përfshin edhe femicidin. Mbrojtja sociale luan rol të rëndësishëm, por një problem serioz mbetet denoncimi në kohë i dhunës në familje dhe në bazaë gjinore. Në panel u konstatua se vetë gratë dhe vajzat mund të kontribojnë në ngritjen e vetëdijes shoqërore, avancimin e gruas në shoqëri dhe tejkalimin e stereotipeve aktuale.
Paneli u drejtua nga nënkryetarja e Asamblesë së Gruas në ASH, Njomza Shaqiri, ndërsa me një fjalë përshëndetje u drejtua edhe Kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ademi: Do bëjmë çmos të mos kaloj “ligji i Karakamishevës”
- Agnesa Muaremi emërohet drejtoreshë e re e çerdhes “Fidani”
- Në temperatura deri në 40 gradë, fshati Merovë mbetet pa ujë të pijshëm
- Lajm i mirë për prodhuesit e energjisë së ripërtëritshme
- Vuçiq mbron Radoiçiqin, eksperti austriak kërkon dorëzim urgjent dhe jep alarm të kuq për BE-në ndaj Serbisë!
- Sasho Klekovski do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë
- Bilall Kasami promovon rrugën “Sami Frashëri” në Tetovë
- Arrestohet Dritan Goxhaj në Tiranë
- Zbardhet vjedhja në Negotinë, policia gjen një pjesë të sendeve të vjedhura
- U largua nga PS, Marjana Koçeku zëvendësohet nga Erion Malaj në Komitetin për Stabilizim-Asociimin