Hiqen objektet e rrënuara në fabrikën “Treska”, do fitojnë drunjtë apo ndërtesat?

Pothuajse nuk ka mbetur asgjë nga ish-fabrika e mobiljeve “Treska” pas disa muajsh pastrimi të objekteve industriale të rrënuara në këtë lokacion në lagjen Bunjakovec të Shkupit. Meta.mk siguroi fotografi nga lokacioni i fabrikës “Treska”, nga të cilat shihet se investitori e ka pastruar tërë lokacionin dhe e ka kthyer atë në një lloj piste aeroporti, para se të vazhdojë me ndërtimin e objekteve të tjera të banimit, njofton Portalb.

E përderisa në terren pa rreshtur shtohen shtyllat e betonit të objektit të parë të banimit nga kompania “Golden Art”, parashtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë me gjelbërimin që gjendet në këtë lokacion në qendër të Shkupit.

Hiqen objektet e rrënuara në fabrikën “Treska”, do fitojnë drunjtë apo ndërtesat?